SHBA-ja mund Gjermaninë B 4-3

03/06/2013 12:55

Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pak sa nuk turpëruan një version B të Gjermanisë së Joachim Low. Përfaqësuesja amerikane, që ishte në avantazh 4-1, përfundoi ndeshjen në rrezik për tu barazuar pasi gjermanët ngushtuan rezultatin në 4-3.

Një gol i mrekullueshëm nga Altidore dhe një gabim foshnjarak i Ter Stegen bënë që SHBA të merrnin avantazhin e dy golave para se Westermann të shkurtonte diferencën në 2-1.

Dygolëshi i Clint Dempsey çoi shifrat në 4-1, por Gjermania B evitoi turpin me golat e Kruse dhe Draxler.

Këta ishin lojtarët e aktivizuar nga Joachim Low: Marc-André ter Stegen; Benedikt Howedes, Per Mertesacker (min.46, Philipp Wollcheid), Lars Bender (min.46, Heiko Westermann), Marcell Jansen (min.46, Dennis Aogo); Sven Bender (min.46, Max Kruse), Julian Draxler, Andre Schürrle (min.68, Sidney Sam), Stefan Reinartz; Lukas Podolski dhe Miroslav Klose (min.80, Nicolai Müller).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA