Një zgjidhje për Asanzh

03/06/2013 00:00

Po mbushet një vit që nga koha kur themeluesi i Wikileaks, gjendet në ambasadën e Ekuadorit në Londër, pasi ky shtet dha atij
azilin politik.

Qe prej nje vit asgje nuk ka ndodhur  per gjetjen e nje zgjidhje diplomatike Me 15 qershor atë pritet ta vizitoje ne ambasden e Ekuadorit, Ministri i Jashtem i ketij vendi, i cili ka kerkuar takim me Ministrin e Jashtem britanik Uilliem Hejg, per gjetjen e nje zgjidhjeje diplomatike. ‘Foreing Office’ thote se po e shqyrton kerkesen dhe shprehet per nje zgjidhje te kesaj ceshtje.

Asanzh hyri ne ambientet e ambasades se Ekuadorit me 19 qershor te vitit te kaluar pas humbi apelin per ekstradimin e tij ne Suedi, ku kerkohet per disa akuza te natyres seksuale qe australiani i mohon.

Frika e tij eshte se me te mbritur ne Suedi ai mund te ekstradohet ne Shtetet e Bashkuara, ne lidhje me akuzat per publikimin e kabllogrameve te famshme diplomatike qe tronditen shume marredheniet e Washington-it me qeveri te ndryshme te botes.

Duket se ka nje gatishmeri nga te dyja vendet per zgjidhjen diplomatike te ceshtjes, aq me teper kur sipas Policise britanike qe e ruan ambasaden e Ekuadorit 24 ore ne 24, operacioni per ruajtjen e Asanzh qe te mos largohet kishte arritur ne 3 milione sterlina deri ne shkurt te ketij viti.

Top Channel