Michael Douglas ka zbuluar se kanceri që i rrezikoi jetën i erdhi nga seksi oral. Protagonisti i ‘Basic Instinct’ tha se u prek nga kanceri në fyt pasi mori HPV-në, sëmundja që transmetohet në rrugë seksuale.
Mendohej se pija dhe duhani ishin shkaktarët kryesorë të kancerit tek aktori 68-vjeçar, por vetë Douglas ka sqaruar çdo gjë, siç publikkon ‘The Sun’.
Bashkëshorti i Catherine Zeta-Jones u pyet nëse pendohej për duhanin dhe alkoolin e konsumuar gjatë viteve dhe ai u përgjigj: “Jo, nuk pendohem sepse kanceri që më preku mua shkaktohet nga HPV-ja dhe HPV-ja vjen nga seksi oral.”
Michael Douglas u diagnostikua me kancer në vitin 2010 dhe pas kimioterapisë dhe shumë kileve të humbura ia doli të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.
Top Channel