“Tronditet” Kongresi Amerikan, deputeti demokrat nën hetim për sjellje të pahijshme seksuale Një zjarr në një pulari në Kinë i mori jetën të paktën 119 personave, bënë të ditur burimet zyrtare gjatë së hënës.
Zjarri përshkroi pularinë e ndodhur në Dehui, krahina e Jilinit, që në orët e para të mëngjesit dhe bllokimi i disa prej dyerve të daljeve të urgjencës ndikoi në rëndimin e bilancit të tragjedisë.
Aktualisht, autoritetet janë duke hetuar arsyen se përse ndodhi kjo fatkeqësi, ndërsa disa dëshmitarë folën për dëgjimin e disa shpërthimeve, përpara se flakët të përfshinin të gjithë ambientet.
Sipas mediave kineze, është një qark i shkurtër elektrik apo rrjedhja e amoniakut, ajo që kanë shkaktuar këtë incident.
Kjo është fatkeqësia më e rëndë e shkaktuar nga zjarri në Kinë që prej vitit 2000, kur 309 persona humbën jetën në një zjarr që shkrumboi një sallë vallëzimi në Luojang, në Henan.
Top Channel
“Tronditet” Kongresi Amerikan, deputeti demokrat nën hetim për sjellje të pahijshme seksuale