Kinë, zjarri në pulari, mbi 100 të vdekur

03/06/2013 15:20

Një zjarr në një pulari në Kinë i mori jetën të paktën 119 personave, bënë të ditur burimet zyrtare gjatë së hënës.

Zjarri përshkroi pularinë e ndodhur në Dehui, krahina e Jilinit, që në orët e para të mëngjesit dhe bllokimi i disa prej dyerve të daljeve të urgjencës ndikoi në rëndimin e bilancit të tragjedisë.

Aktualisht, autoritetet janë duke hetuar arsyen se përse ndodhi kjo fatkeqësi, ndërsa disa dëshmitarë folën për dëgjimin e disa shpërthimeve, përpara se flakët të përfshinin të gjithë ambientet.

Sipas mediave kineze, është një qark i shkurtër elektrik apo rrjedhja e amoniakut, ajo që kanë shkaktuar këtë incident.

Kjo është fatkeqësia më e rëndë e shkaktuar nga zjarri në Kinë që prej vitit 2000, kur 309 persona humbën jetën në një zjarr që shkrumboi një sallë vallëzimi në Luojang, në Henan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA