Jolie, dalja e parë publike pas operacionit
03/06/2013 10:00
Angelina Jolie ka thënë se ndihet “shumë mirë” dhe se është prekur jashtë mase nga mbështetja e publikut pasi iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë për të parandaluar rrezikun e zhvillimit të një kanceri në gji.
Aktorja hollivudiane, duke folur para premierës së filmit ‘World War Z’ në Londër, deklaroi se është krenare që zgjedhja e saj ka çuar në lindjen e një debati publik.
“Pasi humba nënën time për një sëmundje të tillë, jam shumë e lumtur që është hapur një debat.”
Sipas Jolie, tashmë rreziku që t’i zhvillohet kanceri në gji është ulur në 5%. Më parë, mjekët kishin dhënë 87% mundësi për një kancer dhe kjo gjë detyroi bashkëshorten e Brad Pitt t’i nënshtrohej mastektomisë.
Top Channel