Blerja e parë e Real Madrid
03/06/2013 14:50
Dani Carvajal është blerja e parë e Real Madrid për sezonin 2013-2014. Klubi spanjoll ka përfituar nga opsioni i riblerjes për të sjellë sërish në skuadër mbrojtësin e Bayer Leverkusen, i cili është prodhim i “kanterës” së madrilenëve.
Reali ka paguar 6.5 milionë euro për Carvajal, i cili ka zhvilluar në Bundesligë një sezon të shkëlqyer duke qenë pjesë edhe e formacionit më të mirë të kampionatit gjerman.
Ndërkohë, Bayer Leverkusen ka blerë nga Sevilla portierin veteran Andres Palop. 39-vjeçari ka nënshkruar me klubin gjerman për një sezon me opsionin e rinovimit edhe për një sezon tjetër.
Palop ka luajtur në tetë sezonet e fundit me Sevilla duke fituar 6 tituj.
Top Channel