“Sarsi i ri” mbërrin në Itali

02/06/2013 00:00

Koronavirusi, apo sarsi i ri sic njihet ndryshe, ka mbërritur edhe në Itali. Dy raste personash të infektuar u regjistruan në vend, një prej të cilëve është një vajzë e dy-vjecare.

Lajmin e konfirmoi Ministria e Shendetesise. Raportet ne media te premten treguan se nje burre 45 vjec, i cili kish udhetuar ne Jordani, ishte prekur nga virusi qe shkakton kolle, temperature te larte, veshtiresi ne frymemarrje e ne rastet me ekstreme, edhe bllokim te veshkave.

Pacienti i shtruar ne nje spital ne Toskana thuhet se eshte ne gjendje te mire shendetesore. Ai po mbahet ne izolim ku monitorohet me rreptesine me te madhe nga mjeket. Rezidenti italian me kombesi te huaj, kishte qendruar 40 dite ne Jordani ku njeri prej djemve te tij ishte semure nga nje grip i papercaktuar.

Vendi me i prekur nga sarsi i ri eshte Arabia Saudite me 39 raste te raportuara si te prekura nga virusi dhe 25 vdekje. Mers-Cov, sic e ka quajtur Organizata Boterore e Shendetesise, qe do te thote sindroma respiratore coronavirus e Lindjes se Mesme, eshte perhapur nga vendet e Gjirit Persik ne France, Britani e Gjermani.

Ai i perket te njejtes familje virale shkaktare te semundjes se rrezikshme te sarsit qe mori 775 jete njerezish ne mbare boten ne fund te vitit 2003.

Top Channel