“Tronditet” Kongresi Amerikan, deputeti demokrat nën hetim për sjellje të pahijshme seksuale Në rajonet qendrore të Shteteve te Bashkuara, mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike pas sistemit gjigant të stuhive që u përplas mbi këto zona duke marrë të paktën 12 jetë njerëzish. 9 prej tyre vdiqën në Oklahoma City dhe rrethinat e tij, ndërsa tre të tjerët ishin nga Misuri.
Te plagosurit jane me qindra, shumica viktima te aksidenteve rrugore kur te perfshrie nga paniku, po tentonin t’i largoheshin tornadove. Reshjet e dendura te shiut shkaktuan permbytje te medha e i bene rruget te rreshqitshme.
Rajoni periferik Moore i Oklahoma city-t u godit vetem dy jave me pare nga vorbullat e fuqishme te ajrit, qe shkaktuan 24 te vdekur. Qendra e Parashikimit te Stuhive tha se sistemi i tyre po leviz drejt lindjes duke kercenuar me ererat e tij te fuqishme zonat nga Virginia deri ne Maine.
Stuhia nisi te premten ne mbremje e situata erdhi duke u perkeqesuar. Nje mesuese ne Moore, Terri Black i tregoi Associated Press se si njerezit ishin tmerruar nga afrimi i tornados.
Kudo mbizoteronte kaosi; njerezit vraponin si te cmendur, te gjithe renditin te shpetonin koken, rrefen ajo. Gruaja thote se ererat e tornados e ngriten makinen e saj nga rruga e pastaj e perplasen serish ne vend.
Ererat e dhunshme kane permbysur automjetet edhe ne misuri, shkulen catine e nje shkolle ne Ilinois ndersa permbytjet masive detyruan guvernatorin e Ioëas te shpallte gjendjen e katastrofes natyrore per disa konte.
Megjithate sipas meterologeve, keto tornado ishin me pak te ashpra se ajo qe goditi Moore-n perpara dy javesh.
Top Channel
“Tronditet” Kongresi Amerikan, deputeti demokrat nën hetim për sjellje të pahijshme seksuale