NBA, Indiana-Miami vendoset në të 7-n

02/06/2013 21:50

Indiana ka mposhtur sërish Miami-n, në parketin e tij “Bankers Life Fieldhouse”, në sfidën e 6-të të finales së Konferencës së Lindjes, falë rezultatit 91-77.

San Antonio, kampion i Konferencës së Perëndimit, do të duhet të presë ende për të kuptuar se me cilin kundërshtar do të diskutojë garën për unazën e artë, pra titullin kampion në NBA.

Pacers i falen performancave të George (28 pikë) dhe Hibbert. Ndërsa te Heat shkëlqen vetëm LeBron James, me 29 pikë, 7 topa në tabelë dhe 6 asiste.

Pacers kanë qenë të kujdesshëm dhe të vendosur për t’i shkuar deri në fund këtij dueli. Pas dy periodave të para, që u dukën të ekuilibruara, franshiza e drejtuar nga Frank Vogel arrin të rrisë ritmin në periodën e tretë, ku arrijnë një rezultat 29-15, gjë që vendosi edhe fundin e takimit të djeshëm.

Heroi i mbrëmjes në Indianapolis ka qenë Paul George, i cili me 28 pikët e tij, i mbështetur edhe nga Roy Hibbert (24 pikë), ka arritur të mbajë gjallë shpresat për titull për të zotët e shtëpisë.

Tashmë, tifozët e Miami Heat shpresojnë në një ndryshim kursi në sfidën e fundit dhe decizive, e cila do të luhet më 3 qershor në “American Airlines Arena”, në Florida.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA