Mourinho zbarkon në Londër, Chelsea e pret

02/06/2013 21:30

Tashmë është zyrtare: Jose Mourinho rikthehet te Chelsea.

Njoftimin e ka dhënë uebsajti zyrtar i Premier League-s, duke qenë 24 orë më i shpejtë se ai i skuadrës londineze.

Një çështje e konsideruar si gafë, pasi njoftimi ishte publikuar gjatë natës, pavarësisht se data ishte e ditës së hënë 3 qershor, dhe përmbante shenjën “x” në vend të numrit të saktë të viteve të kontratës.

Vetëm pak minuta më pas ai është zhdukur, por njoftimi u përhap ngado. Më pas, gjatë ditës së sotme ka ardhur edhe reagimi i Premier League, duke kërkuar ndjesë për gabimin e ndodhur. “Special One” ka mbërritur në Angli dhe pritet të prezantohet brenda pak orësh.

Afati i kontratës besohet të jetë për 4 vjet dhe me një pagë sezonale prej 10 milionë eurosh.

“Mourinho do të shkojë te Chelsea”, kanë qenë fjalët e para të presidentit të sapozgjedhur të Realit të Madridit, Florentino Perez, i cili zyrtarizon largimin e teknikut portugez.

“Akordi – sipas fjalëve të Perez, – mes trajnerit dhe klubit londinez është arritur tashmë. Mou do të rikthehet në Premier League”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA