Milan, konfirmohet trajneri Allegri

02/06/2013 23:50

Epilogu i ngërçit të ndërlikuar mes Milanit, Silvio Berlusconi-t dhe pankinës së Massimiliano Allegri-t, është zgjidhur në favor të trajnerit livornez.

“Kemi arritur akordin për të vazhduar marrëdhëniet e punës, duke biseduar për tipin e lojës, që Milan duhet të praktikojë, si dhe për ekipin që do të ndërtohet për sezonin e ardhshëm”, lexohet në komunikatën zyrtare të Berlusconi-t.

Presidenti i kuqezinjve ndodhej në vilën e tij në Arcore, ku gjatë mbrëmjes darkoi së bashku me teknikun livornez dhe administratorin e deleguar, Adriano Galliani, për të vendosur rrugën që do të ndiqet për sezonin e ardhshëm.

Seedorf dhe Roma kanë qenw në pritje të njoftimeve më precize nga ky takim, gjë që nuk ka qenë në favor të askujt prej tyre.

Sipas disa mediave italiane, vet Berlusconi është takuar me Luciano Spalletti-n, në një restorant të Romës. Pikërisht pas atij takimi, Berlusconi është nisur me helikopter për në Arcore. Pëlqimi ndaj trajnerit të Zenitit ka qenë i njohur, që nga koha kur ai drejtonte verdhekuqtë e Romës.

Por, vet trajner toskan e ka mohuar kategorikisht këtë lajm, i kontaktuar nga Carlo Pellegatti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA