Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, dhe ministri serb i Drejtësisë, Nikolla Selakoviç, qëndruan të dielën në Kosovë.
Burime nga policia e Kosovës bënë të ditur se zyrtarët serb kanë ardhur me lejen e autoriteteve kosovare dhe se janë nën përcjelljen e policisë së Kosovës.
Vulin dhe Selakoviç, gjatë ditës, janë takuar me përfaqësuesit paralelë të serbëve, në komunën me shumicë serbe të Shtërpçes.
Dokumentet e Kosovës dhe pajisja e serbëve me to kanë qenë temë e takimeve, sipas burimeve.
Vet drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, pas takimit ka deklaruar se do të vazhdojë të mbështesë serbët e Kosovës, duke i falënderuar në të njëjtën kohë për besimin e dhënë.
Vizita e zyrtarëve serb bëhet në kohën kur, pavarësisht zotimeve të dhëna nga Prishtina dhe Beogradi për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit, për normalizimin e raporteve mes dy shteteve, zbatimi akoma nuk ka filluar të ndodhë.
Top Channel