Chelsea mund të ketë në përbërjen e tij një dozë të mirë madrilene në sezonin e ardhshëm, pasi trajneri i ardhshëm, Jose Mourinho, ka vendosur në qendër të objektivave të tij tre prej atyre që pas ndeshjes së të shtunës me Osasunën, e fundit e kampionatit spanjoll, do të shndërrohen në ish-futbollistë të portugezit.
Sipas të përditshmeve britanike, objektivi kryesor i Mourinhos është shndërruar kroati Modriç.
Pasi këmbënguli për ta sjellë në “Santiago Bernabeu” nga Tottenhami, duke detyruar Realin që të shpenzonte 40 milionë euro, Modriç nuk arriti asnjëherë të përshtatej si duhej me futbollin spanjoll e mund të shoqërojë trajnerin në Londër.
Dy emra të tjerë të vlerësuar së tepërmi prej Mourinhos janë mesfushori Khedira, i cili do të përforconte Chelsean në qendër të mesfushës dhe portieri Diego Lopez, që pasi uli në stol Iker Casillas në Madrid, do të konkurronte për një vend në formacion “të paprekshmin” Petr Cech.
Top Channel