Tornado godet sërish Oklahomën

01/06/2013 04:45

Pesë persona raportohen të kenë vdekur si pasojë e motit të përkeqësuar përreth Oklahoma City-t, bën të ditur një zyrtar i një spitali. Mes viktimave janë një nënë dhe një fëmijë, ka njoftuar zëdhënësi i spitalit.

Spitali “Integris Canadian Valley” në Yukon regjistron 5 të vdekur dhe 14 pacientë të tjerë, 3 prej të cilëve në gjendje kritike, tha Broke Cayot, zyrtar i spitalit.

Të gjitha paralajmërimeve dhe emergjencave për tornado në Oklahoma City u ka kaluar afati pas orës 21:00, me orën lokale, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit. Paralajmërimet për përmbytje mbeten ende në fuqi, për pjesën më të madhe të zonës.

Duke i quajtur qindra të bllokuar në trafik, në Oklahoma City, si “rosa të ulura” në pritje të tornadove të tjera, autoritetet kanë urdhëruar popullsinë të braktisin automjetet e tyre dhe të gjejnë vende strehimi të ulta.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar emergjenca për tornado në disa zona brenda dhe në periferi të kryeqytetit të Oklahoma-s, teksa tornadot duken se po lëvizin jashtë zonës së Moore, pranë periferisë së Bethany, në veri të Union City, dhe jashtë bazës së Forcave Ajrore “Tinker”.

Pjesë të autostradës ndërshtetërore 35 dhe 40, që bashkojnë Oklahoma City me Moore, janë kthyer në “varreza makinash”, tha shërbimi i motit, duke paralajmëruar se të bllokuarit e prekur nga një trafik i rëndë janë “në rrezik”.

Top Channel