Raikkonen: Monako, kujtim i largët

01/06/2013 00:00

Finlandezi Kimi Raikkonen ishte i pesti gjatë garës së fundit kur Perez u përpoq ta kalonte duke i bërë një hile.

Kontakti mes dy makinave nxorri të dy pilotët nga renditja dhe çoi në një konflikt të ashpër, me Perez që fajësonte Raikkonen për përplasjen dhe me pilotin e Lotus që thoshte se “Perez meritonte një grusht”.

Raikkonen, që gjithësesi e rekuperoi vendin e pestë, thotë se e ka hedhur pas krahëve incidentin, pavarësisht frustrimit që i shkaktoi. I pyetur nga mediat nëse Perez e meriton vërtet grushtin, ai është përgjigjur:

“Askush nuk do që të humbasë pikë nga veprimi i një piloti tjetër, por gara tani ka mbaruar. Monako është vetëm një kujtim i largët dhe unë tani jam gati për çmimin e Kanadasë”.

“Patëm një rezultat negativ, që dukej qartë nga të gjithë. Mund të kishte përfunduar edhe më keq, por edhe më mirë. Dolëm me një pikë, kështu që të paktën rimorëm diçka pasi humbëm përkohësisht vendin e pestë, edhe pse kjo nuk është shumë ngushëlluese”, ka komentuar Raikkonen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA