Fundjava artistike e Tiranës

01/06/2013 00:00

Kjo fundjavë artistike në Tiranë ka rezervuar për artdashësit një sërë
aktivitetesh. Dirigjenti i njohur Eno Koço, së bashku me të bijën,
sopranon Teuta Koco kanë dhënë një koncert në sallën e Universitetit të
Arteve.

Publiku kryeqytetas ka shijuar tingujt e muzikes se perzgjedhur, ku kane spikatur pjese nga kompozitoret Shtraus e Mahler. Nje nder te vecantat e mbremjes ka qene edhe interpretimi ne nje premiere absolute nga duoja e mirenjohur i simfonise  se katert te kompozitorit austriak Gustav Mahler.

Ne Teatrin Kombetar, “Enderra e nje nate vere”

Nderkaq pas nje pergatitjeje disamujore, Kryevepra e Shekspirit “Enderra e nje nate vere” ka çelur siparin ne premieren e shumepritur ne Teatrin Kombetar, pasditen e se premtes. Ashtu sic e kishte theksuar me pare edhe drejtori i ketij teatri Z.Kristaq Skrami, shfaqja ka sjelle nje fryme te re ne kete teater, merite kjo edhe e regjisorit amerikan John Blondell. Aktoreve iu eshte dashur te veshin me radhe petkun e personazheve te ndryshme, duke u shnderruar me mjeshteri mes rolesh. Fabula e njohur trajton temen universale te dashurise dhe peshtjellimet e saj.  

Ne TOB koncert i dyshes se muzikanteve italiane Magoni e Spineti

Ne Teatrin e Operas dhe Baletit, ne prag te festes kombetare te Italise, publikut i eshte  servirur  per here te pare ne Shqiperi nje koncert i veçante i dyshes se muzikanteve italiane Petra Magoni e Ferrucio Spineti, te njohur ndryshe si Muzika Nuda.

Magoni si kengetare e Spineti ne kontrabas e filluan aktivitetin e tyre rreth 10 vjet me pare, duke vijuar me koncerte ne vende te ndryshme te botes, ku kane korrur edhe mjaft sukses. Sipas artisteve muzika e tyre, te cilen e quajne moderne, eshte e zhveshur nga gjerat e teperta per te percjelle vetem esencen e saj. Koncerti i organizuar nga Instituti Italian i Kultures, ka sjelle disa prej kengeve me te veçanta te repertorit italian.

Top Channel