FIA merr në pyetje skuderitë

01/06/2013 00:00

Organi qeverisës i Formula 1, FIA, ka njoftuar përmes një deklarate për
shtyp se u ka drejtuar një sërë pyetjesh skuderive, në kuadër të një
hetimi mbi zbatimin e rregullave gjyqësore dhe disiplinore.

Dy skuderitë, Ferrari dhe Mercedes, u identifikuan se kishin marrë pjesë në testin e gomave të prodhuesit “Pirelli” këtë sezon, pavarësisht se një gjë e tillë u ishte ndaluar.

Ngjarja në fjalë ishte një kthesë ironike ndaj një polemike që kishte shpërthyer në ambjentet e Formula 1 që prej garës së Monakos, meqenëse Ferrari kishte protestuar në vijën e parë ndaj FIA-s për testet që kishte bërë Mercedes.

Një zëdhënës i organit që qeveris një nga sportet më fitimprurëse në botë deklaroi se dy ekipeve u është kërkuar t’i përgjigjen një liste me pyetje.

Ai saktësoi se ato nuk janë thirrur ende për t’u dëgjuar në një seancë formale apo gjyqësore, që mund të çojë në vendosjen e sanksioneve të rënda.

Nota e protestës së Ferrari iu asaj të bërë më parë nga Red Bull, pas lajmeve se Mercedes kishte testuar gomat me makinat dhe pilotët aktualë, Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton, këtë muaj në Spanjë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta