Banoret e komunës Stebleve në Librazhd kanë kundërshtuar udhërin e
ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu për të nxjerrë në ankand, 10 hektarë
pyje të ndara në 4 parcela, të cilat janë në pronësi të komunës, që
prej shtatorit të vitit 2012.

Kryetari i kësaj komune, Alban Fejzo, sqaron se parcelat janë pjesë e komunitetit dhe nuk mund t’i jepen për menaxhim bizneseve private nga Ministria.

“Janë prona të komunës dhe kërkojnë të bëhen ankandi në datë 10. Në emër të komunitetit të komunës së Steblevës i kërkoj ministrit Mediu anulimin e këtij tenderi, se këto prona jan ëtë komunës së Steblevës”, thotë Fejzo.

“Një pjesë e sipërfaqes pyjore e transferuar në pronësi të komunës së Steblevës, jepet në ankand nga Ministria e Mjedisit për ta shfrytëzuar me një kontratë afërsisht 10-vjecare. Kjo është një shkelje shumë e hapur, sepse komuna tashmë është pronare dhe ajo ka të drejtën ekskluzive për të bërë ankande mbi pronën e saj”, tha Fatmir Brazhda, inxhinier i pyjeve.

Deputeti socialist i kesaj zone Taulant Balla, i ka bere thirrje Ministrisë së Mjedisit që te terhiqet nga ky ankand, sepse sipas tij është për qëllime elektorale.

“Këto ngastra pyjore janë pronë e këtij populli, që Ministria e Mjedisit dhe Fatmir Mediu duan t’ia marrin këtij populli për t’ia shitur atë privatëve. Nëse Ministria nuk tërhiqet nga ankandi që do të zhvillojë në datë 10, qoftë për pyjet e Steblevës, qoftë për pyjet e Polisit do t’i padisim penalisht në Prokurori për vjedhje në bashkëpunim të popullit të Steblevës dhe atij të Polisit”, tha Balla.
 
Drejtori i Pyjeve Arsen Proko tha se  keto parcela ishin parashikuar per t’u menaxhuar, qe nje vit me pare, nga Ministria e Mjedisit. Ekspertet jane duke verifikuar nese keto parcela jane ne pronesi te komunes ose jo.
Nese keto parcela i perkasin komunes, ato nuk do te preken nga Ministria e Mjedisit.

Top Channel