Carey dhe Minaj braktisin American Idol

01/06/2013 00:00

Këngëtaret Nicki Minaj dhe Mariah Carey kanë braktisur spektaklin American idol pas një seri paraqitjesh si gjyqtare në këtë talent-show.

Minaj u tha 16 milionë fansave të saj në Twitter: “Faleminderit American Idol për eksperiencën e re në jetën time! Nuk do ta ndërroja me asgjë në botë! Tani është koha të fokusohem tek muzika!!!”.

Edhe Carey e njoftoi largimin e saj po në Twitter. Zëdhënësi që përfaqëson këngëtaren tha se tani 43-vjeçarja do të punojë për një tur botëror.

Dyshja iu bashkua panelit të përbërë nga Keith Urban dhe Randy Jackson në edicionin e 12-të të spektaklit. Sipas mediave amerikane, nga ky angazhim Carey thuhet se ka fituar 18 milionë dollarë, ndërsa Minaj 12 milionë.

Kuota e shikueshmërisë e American Idol ra në minimumin historik të 12 viteve, me vetëm 14.2 milionë që ndoqën finalen e sezonit, që u fitua nga Candice Glover.

Ky duket se është edhe shkaku i largimit të anëtarëve të jurisë, që para Carey dhe Minaj u braktis nga Jackson dhe Urban, që nuk dihet nëse do të kthehen.

Top Channel