Perry: Drogë dhe depresion në kulmin e famës

31/05/2013 13:25

Në kulmin e famës dhe suksesit të tij profesional, Matthew Perry tregoi se si përballej në mënyrë të përditshme me depresionin dhe varësinë nga narkotikët.

Një prej yjeve të një prej serialeve më të suksesshëm ndonjëherë, “Friends”, Perry iu nënshtrua një trajtimi 1-mujor për varësinë nga substanca “Vicotin” në vitin 1997, ndërsa si rrjedhojë e këtyre trajtimeve, pesha e tij pësoi luhajte të tmerrshme përgjatë viteve.

Në një intervistë në një televizion amerikan, Perry tregoi se si ishte shndërruar në një mjeshtër për të mbuluar problemet e tij nga protagonistët e tjerë të programit, Jennifer Aniston, Courteney Cox, David Schwimmer, Matt LeBlanc dhe Lisa Kudrow.

”Shumicën e kohës konsumoja substanca, derivate të opiumit. Mendoj se kam qenë shumë i mirë në pjesën e mbulimit, edhe pse ishte e qartë që të gjithë e dinin”, u rrëfye 43-vjeçari.


Poster e serialit “Friends” ne vitet e tij te hershme. Matthew Perry ne qender

Në vitin 2001, Perry iu rikthye rehabilitimit, për varësinë ndaj vikodinit, metadonit, amfetamisë dhe alkoolit.

”E kam të vështirë të imagjinoj veten në atë periudhë. Ishte e frikshme, isha një njeri i sëmurë, një i droguar”, pranoi aktori, i bërë i famshëm me rolin e tij të Chandler Bing.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA