Frikë për Udogie, një menaxher lojtarësh e kërcënoi me armë, ai u shoqërua në polici dhe po mbahet nën hetim
Ofertës së miliarderit indonezian, Eric Thohir prej 300 milion eurosh për 100 përqind të aksioneve të Interit, apo 260 milion euro për 80 përqind prej tyre Moratti u është përgjigjur me një tjetër ofertë.
Mediat italiane njoftojnë lajmin se pas bisedimeve të stërgjatura, presidenti i zikaltërve, që e trashëgoi klubin nga babai i tij, i ka ofruar miliarderit indonezian 20-30 përqind të aksioneve.
Burime nga klubi italian thonë se bisedimet kanë nisur që më datë 1 maj dhe se ato vazhdojnë me ritme të qeta, sepse s’ka asgjë për t’u nxituar. Thuhet se procesi i arritjes së një marrëveshje mes palëve dhe kalimit të aksioneve mund të zgjasë për muaj me radhë.
Në marrëveshjen e mundshme pritet të përfshihet edhe partneriteti mes presidentit Moratti, nëse ky i fundit do të ruajë shumicën e aksioneve të klubit dhe miliarderit indonezian për ndërtimin e stadiumit të ri.
Megjithatë, gjithcka është në fazën fillestare dhe lajmi për bisedimet është konfirmuar nga vetë Moratti që deklaroi se gjithcka është komunikuar në media deri më tani përsa i përket shifrave të ofruara nga Thohir, është e vërtetë.
Erick Thohir, ditën e premte ka ndryshuar ofertën e tij për 80 përqind të aksioneve, duke “rrumbullakosur” tashmë në 300 milionë euro, për 100 përqind të vlerës së klubit milanez.
Ofertës i bashkangjiten edhe garancia për të shlyer borxhet e mbartura si dhe angazhimi për të investuar 100 milionë euro në merkato.
Top Channel