Mitrovicë, sulmohen makinat e EULEX

31/05/2013 00:00

Automjetet e EULEX-it në veri të Mitrovicës janë sulmuar me shishe
molotovi. Sipas policisë tre shishe me koktej molotovi janë hedhur në
mesnatë te vendi i quajtur ‘Ura e gjakut’ në Mitrovicë, ndërsa objektiv i
sulmit kanë qenë automjetet e EULEX-it por fatmiresisht nuk raporohet
për të lënduar.

Sipas burimeve policore bëhet e diture se, sulmi është kryer nga persona ende të paidentifikuar për policinë. Ndërkohë që, shishet me lëndë djegëse janë hedhur në oborrin e një shtëpie private në të cilën jetojnë disa pjesëtarë të EULEX-it.

Zëdhënësi i policisë Avni Zahiti ka konfirmuar se deri tani nuk ka të arrestuar në lidhje me ngjarjen, dhe se rasti po hetohet.

Top Channel