Marrëveshja në Bruksel

31/05/2013 01:50

Në Bruksel u arrit marrëveshja për kontrollet e përkohshme në zonën Shengen.

Sipas këtij pakti do të bëhen kontrolle në rrethana të veçanta; inspektime të befta për të garantuar që ato nuk po kryhen në mënyrë të paligjshme.

Nëse një shtet do të përballet me një rrezik serioz, do të zbatohen këto kontrolle që mund të zgjasin deri në dy vjet, në varësi të llojit të rrezikut.

“Fronteks”, agjencia që vigjëlon kufinjtë e BE-së, do të vëzhgojë zbatimin e rregullave.

Marrëveshja, e negociuar mes Komisionit Europian, Parlamentit Europian dhe qeverive, tani do t’i paraqitet parlamentit në qershor apo korrik.

Një zbaticë e emigrantëve afrikano-veriorë shkaktoi tensione mes Francës dhe Italisë në vitin 2011, çka detyroi Francën të ndalojë emigrantët, që vinin me tren nga Italia.

Në po të njëjtin vit, Danimarka, një anëtar tjetër i zonës Shengen, riktheu kontrollet në kufirin me Gjermaninë.

Top Channel