Lehtësohen sanksionet ndaj Iranit

31/05/2013 00:00

Shtetet e Bashkuara kanë lehtësuar kufizimet e shitjes së telefoneve
celularë e mjeteve të tjera të komunikimit apo kompjuterave për
iranianet.

Lëvizja synon promovimin e lirise se tyre politike, duke iu kundervene ne kete menyre atyre qe Washingtoni i cilëson “përpjekje të Teheranit për ta bërë popullin e tij të heshtë”.

Nje hap i tille nenkupton se per te paren here, iPhone-i i Apple-t mund te eksportohet ligjerisht ne republiken islamike. Amerika i ka ashpersuar vitet e fundit sanksionet ndaj Iranit per ta detyruar regjimin e ajatollaheve te heqe dore nga ambicjet e tij berthamore.  

Kriza amerikane, rikuperohet gjysma e humbjeve

Banka Qendrore Amerikane arriti në përfundimin se familjet ne Shtetet e Bashkuara kanë rekuperuar më pak se gjysmën e pasurisë që kishin para recesionit të thellë të viteve 2008-2009. Një degë e Rezervës Federale në St. Louis të Misurit thotë se familjet amerikane akumuluan një pasuri neto me vlerë 66 trilionë dollarë deri në fund të vitit të kaluar.

Por raporti shton se kjo shumë përfaqëson vetëm 45 për qind të shumës që kishin familjet amerikane në vitin 2007, disa muaj para rënies më të thellë ekonomike në Shtetet e Bashkuara që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. sipas bankes, pretendimet se dëmi i shkaktuar nga kriza është riparuar në një masë të madhe, janë të pajustifikueshme.

El Salvador, betejë për abortin

Nje 22-vjecarje me probleme serioze shendetesore iu mohua mundesia e abortit nga gjykata e larte e El Salvadorit, por duket se e reja ka mundur te gjeje nje zgjidhje per situaten e saj te veshtire.

Vajza do t’i nenshtrohet nje nderhyrjeje cezariane te parakohshme. Avokatet e saj sqaruan se 22-vjecarja kishte kerkuar te drejten te abortonte femijen per shkak se ajo vuan nga semundja e lupusit e ka probleme te medha me veshkat.

Edhe vete foshnja ka difekte serioze sepse i mungon nje pjese e trurit dhe ka mundesi te vdese shume shpejt pas lindjes. Ne El Salvador abortet ndalohen ne cdo rrethane, por nderhyrja cezariane konsiderohet e pranueshme.

Top Channel