Philipp Lahm, kapiteni i Bayern Munchen, theksoi se skuadra e tij ka mundësinë të bëjë “Tripletën” nëse fiton Kupën e Gjermanisë që do e luajë të shtunën ndaj Stuttgart dhe kjo gjë do të ishte shumë e veçantë pasi do të jetë hera e parë që një ekip gjerman arrin fitore në tre trofetë më të rëndësishëm sezonalë.
“Kemi mundësinë që të shtunën të arrijmë diçka historike dhe jemi shumë të përqendruar tek Kupa e Gjermanisë edhe pse kemi festuar kampionatin dhe Ligën e Kampioneve”, tha mbrojtësi gjerman.
“Bëmë pushim të dielën dhe të hënën pasi e meritonim pas triumfit në Champions. Kur u kthyem të martën në stërvitje e kishim paksa të vështirë sepse ishim të dehur nga fitorja, por tani jemi gati për Stuttgartin”, shtoi Philippm Lahm.
Top Channel