Cindy Crawford: Jam një femër e zakonshme

31/05/2013 16:15

Konsiderohet si një nga femrat më të bukura në planet, por Cindy Crawford është shprehur në një intervistë se edhe ajo është e shqetësuar për pamjen e saj të jashtme, ashtu si të gjtha femrat e tjera.

Supermodelja 47-vjeçare deklaron për ‘The Edit’ se ka ditë kur nuk i bën asnjë veshje: “Jam një femër normale. Ka ditë që ndihem mirë me veten, por ka edhe ditë kur nuk më bën asnjë veshje. Dua që kur të mbush 50 vjeç të mos e vras më mendjen për trupin tim.”

Crawford shtoi se nuk ka ndërmend të heqë më dorë nga ushqimet e saj të preferuara për të rënë disa kilogramë në peshë: “Dua të ha ato që dua dhe të pi verë. Nuk do të heq më dorë nga kënaqësi të tilla vetëm për disa kilogramë më pak.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA