Siri, al-Assad: Pranë fitores së madhe

30/05/2013 15:25

Ushtria siriane ka arritur një seri fitoresh të rëndësishme në luftën civile dhe mund të jetë pranë një fitoreje vendimtare, deklaroi presidenti Bashar al-Assad, në një intervistë të dhënë për një televizion libanez.

Deklarata e Presidentit të Sirisë erdhi në ditën kur u konfirmua mbërritja në vend e disa sistemeve mbrojtëse raketore, armë të prodhimit rus.

Moska vendosi të furnizonte Damaskun me raketat e përparuara “S-300”, pasi Bashkimi Europian vendosi të hiqte embargon për armët për kryengritësit, më parë gjatë javës.

Sipas ekspertëve, dërgimi i këtyre raketave mund të ketë një impakt vendimtar në luftën civile, jo vetëm për rritjen e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë së rregullt të Bashar al-Assad, por edhe sepse dëshmon edhe një herë më shumë vendosmërinë e Moskës për të mbrojtur deri në fund regjimin aleat të al-Assadit.

Ndërkohë, grupimi kryesor i opozitës jashtë Sirisë deklaroi se nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes, që do të mbahen në konferencën e Gjenevës në 2 qershor, përsa kohë masakrat do të vazhdojnë.

Bojkoti i Frontit Kombëtar Sirian, do të përbënte një goditje të rëndë, për shpresat e arritjes së një armëpushimi, që do të rikthente paqen pas më shumë se 80 mijë të vrarësh e miliona sirianësh të emigrauar jashtë apo brenda vendit, për t’i shpëtuar luftimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA