Riatdhesimi i koreanoveriorëve, proteston SHBA

30/05/2013 16:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehën shqetësimin e tyre të thellë, mbi raportimet se Kina riatdhesoi në Korenë e Veriut nëntë emigrantë, të cilët ishin kapur duke kaluar ilegalisht kufirin për në Laos.

Shtetasit koreanoveriorë, pasi kishin mundur të arratiseshin nga vendi më i izoluar i botës, kishin përshkruar territorin kinez, duke mundur të kalonin për në Laos, ku u arrestuan nga policia.

Laosi i ktheu nga ana tjetër i kufirit, në Kinë dhe autoritetet e Pekinit vendosën që të refuzonin kërkesën për azil politik, duke ia dorëzuar policisë kufitare koreanoveriore.

Në Korenë e Veriut, nëntë të arratisurit përballen me dënimin e sigurt me vite të gjata heqje lirie, trajtim çnjerëzor e në disa raste, deri me mundësinë e ekzekutimit.

Në një deklatarë, ndërsa shprehu protestën ndja riatdhesimit, Departamenti Amerikan i Shtetit kërkoi “nga të gjithë vendet e rajonit, që të bashkëpunojnë për të mbrojtur refugjatët koreanoveriorë, të ndodhur brenda territorit të tyre”.

”Human Rights Ëatch”, një tjetër organizatë që ka në fokus të veprimtarisë së saj mbrojtjen e të drejtave të njeriut nëpër botë, protestoi kundër riatdhesimeve.

Pavarësisht apelit ndërkombëtar, Pekini vazhdon të ruajë një politikë të riatdhesimit të shtetasve koreanoveriorë që kalojnë ilegalisht kufirin, duke i konsideruar të gjithë ata si emigrantë ekonomikë.

Top Channel