Mourinho, tek Chelsea për 4 vjet

30/05/2013 00:00

Mungon ende zyrtarizimi i Chelsea, por kthimi i Jose Mourinho është
tashmë e zezë mbi të bardhë, i ratifikuar nga firma që portugezi ka
hedhur në kontratën 4-vjeçare.

Lajmin e bën të ditur tabloidi anglez “The Sun”, sipas të cilit marrëveshja, që parashikon një rrogë prej 10 milionë eurosh për sezon, është finalizuar të martën.

Një burim i brendshëm i klubit të Stamford Bridge thotë: “Tani është zyrtare, Jose është sërish tek Chelsea! Të gjithë jemi të lumtur për kthimin e tij”.

“Drejtuesit, lojtarët dhe tifozët, të gjithë sa jemi, mesi presim që të fillojë sezoni i ri”, ka deklaruar burimi që ka ruajtur anonimatin.

Prej disa javësh flitej për kthimin e Mourinho në Londër, por mungonin ende detajet e fundit për t’u finalizuar dhe pengesat që ishin për t’u zgjidhur, mes të cilave mundësia për të kaluar në pankinën e Paris Saint Germain.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA