Gisele Bundschen, dy muaj pas lindjes
30/05/2013 16:45
Është nënë e dy fëmijëve, por nëse do të shihni fotot e mëposhtme është shumë e vështirë ta besoni këtë gjë.
Supermodelja Gisele Bundschen ka treguar trupin e saj të mrekullueshëm në kopertinën e revistës ‘Vogue’ (edicioni brazilian) vetëm dy muaj pas lindjes së vajzës së saj Vivian.
Seti fotografik i realizuar nga Mario Testino tregon 32-vjeçaren në poza shumë seksi dhe shumë pak të veshur.
Gisele Bundschen është shprehur në intervistë se bënte joga dhe kung-fu deri dy javë para lindjes: “Mendoj se shumë femra vendosin të bëhen si fuçi pasi bëjnë fëmijën e parë. Unë kam ndjekur një program shumë strikt për të ruajtur formën.”
Top Channel