Tragjike në Uganda, 16 persona humbin jetën nga uria për shkak të thatësirës së zgjatur Britania do të dalë përpara Gjykatës Europiane të Drejtësisë për shkak
se ka dështuar të vlerësojë ndershmërisht nëse emigrantët e shteteve të
BE-së përmbushin kushtet për asistencë.
Mbi Londren rendon akuza e diskriminimit ndaj atyre qe kane ardhur prej disa vendeve anetare te bllokut e qe punojne dhe jetojne ne Mbreterine e Bashkuar. Thuhet se nje test rezidencial shtese aplikohet nga Britania per te pare nese emigrantet pretendente per perfitime financiare, kane shkelur ligjet e BE-se.
Qeveria e mbeshtet me force testin duke e cilesuar nje “mjet jetik dhe te drejte” ne perpjekjet per t’u siguruar se asistencen do ta marrin vetem ata persona te cileve u eshte lejuar ligjerisht te jetojne ne Angli.
Bashkimi Europian ka nje test standard, i cili supozohet te aplikohet nga vendet e ndryshme per te percaktuar nese emigranteve u takon apo jo e drejta e ndihmes. Por nisma britanike shkon pertej kesaj dhe redukton qasjen ndaj nje sere perfitimesh te shoqerore. Komisioni Europian duket se eshte i bindur qe Londra ka shkelur ligjet e bllokut e mijera personave u eshte mohuar asistenca ne menyre te padrejte. Nxjerrja e rasteve te tilla perpara Gjykates Europiane eshte e pazakonte dhe gjykimi perfundimtar mund te zgjase per vite te tera. Ceshtja ka egersuar te gjithe ata qe besojne se Brukseli edhe keshtu po nderhyn me shume se c`duhet ne politikat qeveritare te Britanise.
Top Channel