Deri 30 miliardë dollarë mund të jenë vjedhur, në kuadrin e ndërtimeve dhe përgatitjeve që po bën Rusia për të pritur Olimpiadën Dimërore të Sochit, në vitin 2014.
Dy figura të opozitës ruse, Boris Nemtsov dhe Leonid Martynyuk deklaruan se “këto lojra janë një aferë monstruoze”, ndërsa pritet të hyjnë në histori si më të shtrenjtat ndonjëherë, me kosto prej mbi 50 miliardë dollarësh.
Tenderat e paracaktuar dhe mungesa e konkurrencës për projektet e ndryshme në lidhje me ndërtimet e pajisjet e nevojshme për Olimpiadën, sipas këtij denoncimi, kanë shërbyer për të pasuruar biznesmenët e afërt me presidentin Putin.
Moska zyrtare nuk i është përgjigjur ende këtij denonciomi, të përfshirë në një hetim gjashtë mujor të dyshes Nemtsov-Martynuk.
Një prej kundërshtarëve të betuar të Putin, Nemtsov është një ish-zëvendëskryeministër ndërsa Martynuk, drejtues i një lëvizje civile në mbrojtje të të drejtave të njeriut.
Sipas tyre, me paratë e vjedhura, mund të ishin dëmtuar 3 mijë kilometra autostradë apo banesa për 800 mijë rusë.
Top Channel