Siri, rebelët kritikojnë koalicionin opozitar

29/05/2013 08:00

Rebelët sirianë kanë sulmuar ashpër koalicionin opozitar që është krijuar jashtë vendit. Në një komunikatë të lëshuar nga Lëvizja Revolucionare e Sirisë thuhet se koalicioni ka dështuar në përfaqësimin e revolucionit sirian.

Në të shtohet se Koalicioni Kombëtar i ka lejuar vetes të përdoret nga faktori rajonal dhe ndërkombëtar. Gjithashtu komunikata thotë se ky koalicion nuk mund të përmbushë detyrat e tij pasi ka shumë konflikte të brendshme.

Kjo kritikë vjen në një kohë që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të mbajnë një konferencë në Siri gjatë muajit qershor.

Një mbledhje në Stamboll mes anëtarëve të Koalicionit Kombëtar ka pasur debate të forta për faktin se kush duhet të jetë përfaqësuesi në konferencën e qershorit.

Top Channel