SHBA, thirrje Hezbollahut

29/05/2013 20:35

Këshilli i i të Drejtave të Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dënoi përdorimin e mercenarëve të huaj nga ana e regjimit të Bashar al-Assad, në mësymjen e ndodhur në qytetin e Qusairit më parë gjatë muajit.

Votimi në Këshill u kalua me 36 vota pro, një kundër dhe tetë abstenime.

Rusia, mbështetësi i vetëm i madh i Damaskut zyrtar, e konsideroi këtë akt si “të turpshëm”, por në bazë të sistemit të rotacionit të përdorur mes pjesëmarrësve të Këshillit, Moska nuk ka të drejtë vote gjatë 2013-s.

Raportimet e mediave ndërkombëtare njoftuan gjatë javës se luftëtarë të Hezbollahut ishin midis pjesëmarrësve në luftime.

Këshilli, njëkohësisht kërkoi hapjen e hetimeve të menjëhershme në lidhje me abuzimet e përfolura të të drejtave të njeriut dhe ekzekutimet e civilëve e rrobërve të luftës në Qusair.

Akti ndërkombëtar, megjithatë nuk ka forcën e një rezolute dhe nuk përmban ndonjë sanksion apo detyrim ndërkombëtar për Sirinë.

Ai u hartua nga Katari, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që gjithashtu apeluan për një lejim të menjëhershëm të organizatave humanitare ndërkombëtare që të kenë akses në vend.

Top Channel