Cristiano Ronaldo ka nisur pushimet për të harruar këtë sezon të dështuar me Realin e Madridit, ku në mbyllje të tij, nuk mundi të sigurojë dot asnjë trofe.

Asi portugez ndodhet në vendlindje nga ku përfitoi nga rasti për të ndjekur nga afër koncertin e Rihanna-s në Lisbonë. Por Ronaldo nuk është kënqaur me kaq. Ai është takuar prapa skenës me këngëtaren dhe si dëshmi e kësaj është një foto e publikuar nga vetë ai në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Në foto numri 7 i Realit të Madridit shfaqet “buzagaz”, ndërsa Rihana u pozicionua me një shprehi “luftarake” në fytyrë me duart kryqëzuar.

Sa i përket jetës private të dy protagonistëve të fotos, Rihanna vazhdon turin botëror, ndërsa i dashuri “part-time” i saj, Chris Brown përflitet se ka nisur bashkëjetesën me ish-in e tij, Kerrueche Tran, ndërsa Ronaldo është në një lidhje “të qendrueshme” (të paktën publikisht) me modelen Irina Shyak.

Këngëtarja nga Barbadosi “tmerroi” fansat pasi më herët publikoi në Instagram një foto ku ajo ishte “e tëra në flakë”. Por s’ka asgjë për t’u trembur, gjithcka është një hile me aparatin fotografik të pozicionuar enkas për të dhënë të tillë efekt.

Top Channel