Pastrim gjigant parash

29/05/2013 00:00

Agjentë nga pesë kontinente shkaterruan një skemë madhore të pastrimit
të parave që mendohet se ndihmoi 1 milion kriminelë të fshehin fitimet e
tyre. Ne vazhden e ketij aksioni, u organizuan blice policore ne 17
vende te ndryshme.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë paditi kompaninë monetare dixhitale ‘Liberty Reserve’ me bazë në Kosta-Rika dhe 5 të dyshuar u arrestuan në Nju Jork, Spanjë dhe Kosta Rika.

Dy të tjerë janë ende në arrati. Akuzat e ngritura ndaj ‘Liberty Reserve’ jane ato te pastrimit te 6 miliardë dollarëve në fitime nga krimet, duke përfshirë ketu mashtrime me karta krediti, vjedhje të identitetit, trafikim të drogës dhe pornografi të fëmijëve.

“Ky mund te jete rasti me i madh i pastrimit te parave qe denoncohet nga Shtetet e Bashkuara. Kemi ngritur akuza ndaj ‘Liberty Reserve’ dhe 7 drejtuesve e punonjesve te saj qe kane vepruar per vite te tera ne shkelje te ligjit. Liberty i dha punonjesve lirine te kryenin shkelje ndersa vete u shnderrua ne nje fole mjaft popullore per mashtruesit, hakerat e trafikantet”, tha Preet Bharara, prokuror për New York-un.

Zyrtaret amerikane sqaruan se kompania i ka krijuar keqberesve mundesine te fshehin parate  etyre duke i lejuar të hapnin llogari bankare me emra dhe adresa të rreme.

Top Channel