" /> ">

Pakistan, vritet numri dy i talebanëve

29/05/2013 16:50

Numri dy i talebanëve në Pakistan u vra ditën e mërkurë, pas një bombardimi nga avionët e amerikanë pa pilotë, në një prej rajoneve më rurale dhe malore të vendit, raportoi “CNN”.

Wali-ur Rehman Mehsud ishte nje nga figurat më autoritare te ekstremistëve, me lidhje të ngushta me Al-Kaedën.

Ai konsiderohej gjerësisht edhe si pasardhësi i natyrshëm i Hakimullah Mehsud, drejtuesi aktual i talebanëve.

Besohet se identifikimit i vendndodhjes së Mehsud u arrit të realizohej nëpërmjet informacioneve të siguruara nga CIA prej burimeve të saj.

Bombardimi me këto pilotë, të njohur gjerësisht me termin e tyre në anglisht si “drone”, vjen një javë pasi Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, mbrojti përpara Organizatës së Kombeve të Bashkuara politikën e Uashingtonit për t’i përdorur gjerësisht këto mjete për eliminimin e talebanëve.

Rehman dhe ndihmësi i tij Fakhar ul-islam, gjithashtu i vrarë në këtë sulm, ishin shtetas uzbekistanas, të zhvendosur prej shumë vitesh në Pakistan, me qëllim që t’i bashkoheshin “xhihadit”, luftës së shenjtë që sipas tyre, talebanët janë duke realizuar ndaj pushtuesve të krishterë e të pafe të perëndimit.

Top Channel