Kinë, policia gjen nënën vrasëse

29/05/2013 04:50

Nëna e foshnjës së shpëtuar gjatë fundjavës nga një tubacionin ujrash të zeza në Kinë, “ndjen keqardhje të thellë për atë që bëri”, njoftoi policia gjatë të martës.

I mituri, një djalosh, u shpëtua të shtunën në qytetin kinez të Jinhua. Ai mbetet ende në spital, ku raportohet të jetë në gjendje të qendrueshme.

“Policia lokale ka gjetur edhe të ëmën. Ajo ndjen keqardhje të thellë për atë që bëri. Detajet e ngjarjes janë ende nën hetim”, tha policia e Jinhua-s, nëpërmjet faqes së medias sociale, Weibo.

Ajo nuk ishte e qartë, se si apo pse fëmija kishte përfunduar në tualet. Policia publikoi imazhe të të miturit në spital, që e tregonin teksa flinte në një inkubator, nën kujdesin e disa infermiereve.

Video dramatike e shpëtimit të tij bëri jehonë titujt kryesorë të mediave në botë, duke ndezur simpati. Sipas policisë, një nga zjarrfikësit e përfshirë në ngjarje vizitoi fëmijën dhe i dërgoi rroba, pelena dhe pudër.

Dikush tjetër kishte dërguar shishe qumështi, së bashku me një shënim, ku lexohej: “Mos e lini fëmijën të vdesë. Le të lutemi për të”. Shpëtimi i tij nisi, pasi u dëgjuan të qara nga tualeti i një banese në katin e 4-t.

Top Channel