Hoeness: Guardiola kërkoi Neymarin
29/05/2013 12:45
Uli Hoeness, presidenti i Bayern Munchen, ka treguar për ‘Sport Bild’ se Pep Guardiola i kishte kërkuar blerjen e Neymar, blerja e fundit e Barcelonës.
Ai sqaroi se klubi zgjodhi të mos rrezikonte duke marrë parasysh se shumë të rinj brazilianë kanë dështuar kur kalojnë nga kampionati i vendit të tyre direkt në Bundesligën gjermane.
“Guardiola donte të blinte një futbollist të ri brazilian, por ne e këshilluam që të hiqte dorë pasi e dimë që brazilianët e kanë të vështirë të ambientohen me klimën dhe kulturën e Gjermanisë. Gjithashtu, kur ky futbollist kushton mbi 30 milionë euro është e vështirë”, deklaroi Hoeness.
Top Channel