Federata Iraniane e Futbollit: “Po bojkotojmë SHBA-në, jo Kupën e Botës.”
“Gareth Bale është më i mirë se Neymar dhe sigurisht që kushton më shumë se sa futbollisti brazilian”.
Kjo ishte deklarata e lëshuar nga agjenti i futbollistit uellsian të Totenhemit që në një intervistë për një televizion spanjoll la të hapur mundësinë e kalimit të klientit të tij tek Reali i Madridit.
“Nëse Florentino Perez është i interesuar për Gareth Bale, për ne do të jetë një nder i madh dhe do të dëgjonim me kënaqësi ofertën e tij. Por për momentin nuk jemi duke folur me asnjë”, deklaroi agjenti i asit uellsian, Jonathan Barnett.
Prej disa muajsh, drejtori i Realit të Madridit, Zinedine Zidane kërkon afrimin e Bale tek skuadra “merengues”. E në fakt thirrjet e tij bëhen jo më kot. Uellsiani u shpall futbollisti i vitit në Premier Ligë si dhe futbollisti i ri më i mirë po në të njëjtin kampionat….dhe Barnett ia di vlerën.
“Shpresoj që cdo skuadër që kërkon atë të mos e shikojë si zgjedhje e dytë pas humbjes së Neymar. Ai duhet të jetë zgjedhja e parë e klubeve të interesuara sepse është shumë më i mirë se sa Neymar…dhe vlen më shumë”, deklaroi agjenti i Bale.
Reali pritet të këmbëngulë për transferimin e Bale në Madrid gjatë merkatos së verës, për të qenë në lartësinë e Barcelonës e cila siguroi shërbimet e Neymar fundjavën që kaloi.
Top Channel