Në pritje të Norvegjisë, listë provizore

28/05/2013 00:00

Në konferencën e parë për shtyp, trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi, paraprakisht ka bërë analizën e punës së bërë deri më tani, ndërkohë që në prag të përballjes së 7 qershorit ndaj Norvegjisë, është munduar të kërkojë uljen e euforisë dhe të mos shndërrohet në detyrim fitorja e kësaj ndeshjeje.

“Euforia të bën mirë deri diku, pasi të karikon dhe të stimulon, por e rëndësishme është të mos kalohet kufiri dhe të mos fillosh të fluturosh. Do të vijnë këtu për të fituar, janë më të avantazhuar pasi kanë një kampionat i cili ka filluar prej 4 muajsh dhe lojtarët janë më mirë fizikisht. Gjysma e skuadrës luan në kampionat norvegjez apo suedez. Ne i dimë pikat e dobëta, ato pak pika të dobëta që kanë, por nuk duhet t’i nënvlerësojmë pasi i dimë edhe pikat e forta. Ne na duhet të bëjmë ndeshjen perfekte dhe të jemi të vetëdijshëm se meqë fituam atje, mund të fitojmë këtu. Dreqi ta hajë, kjo është një ndeshje jo e vështirë, por shumë e veshtirë. Uroj të jëtë një ndeshje e thjeshtë, por nuk është kështu”, theksoi trajneri italian.

Çuditërisht, në prag të kësaj ndeshjeje kaq të rëndësishme, ku gjithçka duhet të ishte e qartë, paqartësia dhe mungesa e sigurisë fillon që tek lista përfundimtare. Sipas De Biazit, pritet të përfundojnë kampionatet e tjera për lojtarët që mund të vijnë, por se për cilin bëhet fjalë, nuk ka emra zyrtarë. Janë 7 apo 8 lojtarë që priten të vijnë, ku problem kryesor kanë dokumentacionin dhe jo çështjen e përfundimit të kampionateve.

Megjithatë, kështu po fillon ky grumbullim i parë i përfaqësueses kuqezi me dy emra të rinj si Gjasula dhe Lullaku dhe me tre mungesa si Cana, Lila dhe Roshi, për të cilët ende trajneri thotë se nuk ka menduar zëvendësues, të paktën deri tani, duke lënë të kuptojë që formacioni i ndeshjes së ardhshme do të ketë surpriza, me emra të rinj që mund të katapultohen menjëherë në lojë.

Emrat e lojtarëve të rinj do të publikohen në datën 3 qershor, pak ditë përpara ndeshjes.

***

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, publikoi ditën e martë një listë provizore me 18 futbollistë, që do të grumbullohen për të sfiduar Norvegjinë në ndeshjen vendimtare kualifikuese të 7 qershorit.

Lorik Cana, i pezulluar dhe Elis Bakaj, për zgjedhje teknike, janë dy të munguarit e mëdhenj, ndërsa Jurgen Gjasula dhe Azdren Llullaku, pritet të debutojnë zyrtarisht me përfaqësuesen tonë në këtë takim.

Në listën përfundimtare të De Biasit (me 23 emra) pritet të përfshihen edhe tre emra të rinj, Ergys Kaçe, Vullnet Basha dhe Amir Abrashi, por në mënyrë që ata të thirren, duhet të vijë më parë miratimi i FIFA-s, pasi më parë ata kanë luajtur edhe me skuadrat e moshave të Zvicrës dhe mund të ketë ndërlikime në dokumentacion.

Aktualisht ne vendin e dyte ne grup, Shqiperia ka nevoje per nje rezultat pozitiv ne Tirane ndaj “vikingeve”, ne menyre qe te vazhdoje te shpresoje per kualifikimin ne Brazil 2014.

Kjo është lista e plotë provizore e publikuar të martën nga trajneri De Biasi

Portierë
Ujkani (Chievo), Berisha (Kalmar), Shehi (Skënderbeu)

Mbrojtës
Teli (Qarabakh), Curri (Genclebirligi), Mavraj (Greuther Furth), Arapi (Skenderbeu), Osmani (Teuta), Dallku (Vorskla)

Mesfushorë

Gjasula (Duisburg), Basha (Torino), Agolli (Qarabakh), Bulku (Sepahan), Lilaj (Skenderbeu)

Sulmues
Llullaku (Gaz Metan), Bogdani (Siena), Çani (Catania), Vajushi (Litex)

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta