
Ka ndërruar jetë mbrëmjen e të hënës në Romë, këngëtari i madh italian
Little Tony. Këngëtari me emrin e vërtetë Antionio Ciacci, është i
njohur edhe për publikun shqiptar për këngën e famshme “Cuore
Matto”. Ai u nda nga jeta në moshën 72-vjecare për shkak të një
sëmundjeje të rëndë.
Little Tonny ndodhej i shtruar në spital prej tre muajsh pasi vuante nga një tumor.
Pas dhënies të lajmit të keq në rrjetet sociale me mijëra dashamirës të tij e kujtojnë për performancat e shkëlqyera ndër vite, por edhe për faktin se ai konsiderohej si Elvis Presley italian.
Fillimisht ai është shfaqur për publikun në Sanremon e vitit 1961. Kënga “24 mila baci” u klasifikua në vendin e dytë në atë konkurrim. Po në të njëjtin vit, ai regjistroi disa këngë për filma të ndryshëm të kinematografisë italiane.
Sukses i madh diskografik ishte në vitin 1962 me “Il ragazzo col ciuffo”. Në të njëjtin vit, sjell për publikun edhe të famshmen “So che mi ami ancora”.
E kështu vit pas viti, performancat e Little Tony-t njihnin vetëm rritje, por kulmi i vërtetë ishte kënga “Cuore Matto”, e cila fitoi Sanremon e vitit 1968 dhe më pas qëndroi për 12 javë në krye të klasifikimeve.
Top Channel