Projektligji për racizmin, i pari i një lloji të tillë në Greqi ka
shkaktuar orët e fundit një minikrize në koalicionin trepartiak.

Gati nje vit pas qeverisjes se perbashket te konservatoreve me socialistet e PASOK-ut dhe të majtën demokratike, Kryeministri Samaras ndodhet në një pozicion të vështirë, pasi ka qenë partia e tij që i ka prerë rrugën drejt aprovimit ne Parlament ketij ligji te hartuar nga nje shtrese perparimtare e shoqerise duke shkaktuar reagime te fuqishme tek partneret ne Qeveri, por dhe ne opinionin publik perparimtar qe e konsideron ate si nje grusht ndaj neonazisteve greke dhe sulmeve te tyre raciste ne vend qe sa vijne e rriten.

Ne takimin e fundit te tre krereve te partive te koalicionit Samaras ka kembengulur ne pozicionimet e Partisë se tij sipas te cilave kuadri ligjor ekzistues ne Greqi është i përshtatshëm per t’u perballur me ceshtjet e racizmit.

Ai ka thene gjithashtu se nje veprim i etiketuar si racist, p.sh nje sharje per njerezit me ngjyre, nuk mund te denohet me ane te ligjeve te veçanta, por sipas ligjeve ekzistuese, sepse ne se do te ndodhe kjo shkelet parimi themelor kushtetues i lirisë së shprehjes, që teorikisht mund të përgjithësohet edhe per raste te tjera.

Partia me e madhe e opozites SYRIZA thote se me ngrirjen qe po i ben Demokracia e Re projektligjit te racizmit, ajo po flirton me ekstremistet e djathte per te perfituar politikisht nga mbeshtetesist e Agimit te Arte dhe po ben nje sy qorr ndaj raporteve ndërkombëtare negative per dhunen raciste ne Greqi që ndikojnë në imazhin e vendit.

Nderkohe socialistet kane cuar vete ne mesditen e se martes projektligjin ne parlament per aprovim dhe ne se ky proces do zhvillohet, te djathtet do te krijojne nje imazh negativ edhe jashte Greqise, pasi per here te pare do te bashkohen ne nje votim parlamentar deputetet konservatore dhe neonaziste duke votuar kunder.

Deri tani bashkepunimi i tre partive ne qeverine e koalicionit Samaras ka arritur te kaloje sfidat e ndryshme sidomos ne reformat strukturore dhe masat e ashpra te kursimit, por eshte rati i pare qe keto tre parti diskutojne dhe nuk bien dakord per nje projektligj duke pasur secila ideologji te ndryshme dhe qendrime te kunderta per racizmin, cka mund te sjelle pasoja fatale per stabilitetin politik ne vend.

Top Channel