
“Fast & Furious 6” ka debutuar fundjavën që kaloi në kinematë e
Amerikës veriore duke zaptuar menjëherë vendin e parë në box office dhe
duke arkëtuar më shumë se dyfishin e “The Hangover 3”.
Episodi i radhës i filmit aksion, me aktorët Vin Diesel dhe Paul Walker, arkëtoi 122.2 milionë dollarë në katër ditë fundjavë, ndërsa “The Hangover 3” 52 milionë.
Ndërkohë, më pas vazhdojnë “Star Trek: Into Darkness”, “The Great Gatsby” dhe “Iron Man 3”, të cilin vlerësimet e para e konsideronin si një rekordmen absolut.
Sipas Hollywood.com, arkëtimet fundjavën që kaloi arritën në 323 milionë dollarë në total, që e bën fundjavën Memoriale për box office.
Filmi i animuar i “Fox”, “Epic”, ishte një tjetër film që hyri këtë fundjavë duke u renditur i katërti me 34.2 milionë dollarë arkëtime.
Filmi “Star Trek” i regjisorit JJ Abrams pritej të bënte 100 milionë dollarë në debutimin e tij në fundjavë, por filmi mori vetëm 82 milionë dhe u spostua pikërisht nga “Fast & Furious 6”.
Në këtë episod, Vin Diesel interpreton liderin e bandës që rekrutohet nga agjenti amerikan, i interpretuar nga Dwayne Johnson, për të ndaluar një grup shoferësh-mercenarë që po terrorizojnë rrugët.
Top Channel