F1, Ferrari shpjegon aksidentin e Masës

28/05/2013 15:15

Skuderia Ferrari ka sqaruar të martën se aksidenti i Felipe Massa në Cmimin e Madh të Monakos, të zhvilluar ditën e dielë, është shkaktuar nga një problem në amortizatorët e makinës së brazilianit.

“Hetimet kanë konfirmuar se aksidenti është shkaktuar nga një problem në amortizatorin e majtë të njëvendëshes”, njoftoi Ferrari në faqen zyrtare në internet.

Massa u përplas fort me barrierën para kthesës së parë të pistës dhe u dërgua në spital, por pa dëmtime të rënda.

Tashmë braziliani do të qëndrojë disa ditë pushim para se të nisë përgatitjet për garën e Kanadasë, që do të zhvillohet në 9 qershor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA