Ndërhyrja horro e Luiz Diaz nxjerrë mes lotësh Hakimin nga fusha e lojës
Liga e Kampioneve mbylli këtë sezon më datë 25 maj, me një superderbi gjerman, mes Borusias së Dortmundit dhe Bajernit të Mynihut.
Pjesa më e madhe kujtojnë rrugëtimin e këtyre dy skuadrave, por edhe të tjerave që u eliminuan. Por cilat janë pesë imazhet më mbresëlënëse të këtij sezoni të “Kupës me Veshë”?
E nisim nga vendi i pestë. Ndoshta goli më i shëmtuar i shënuar në këtë sezon. Në ndeshjen mes danezëve të Nordsjaeland dhe Shakhtarit të Donetskut. Arbitri i takimit fërshëllen pasi një lojtar vendas ndodhej i shtrirë në tokë. Më pas loja rinis me një top të dyshimtë, megjithëse ai zotërohej nga futbollistët e Nordsjaeland.
Topi i hedhur nga gjyqtari shkon në këmbët e ish-futbollistit të Shakhtar, William (i larguar në merkaton e janarit drejt Anzhit). Ky i fundit e hedh përpara, ndërsa danezët ishin të gjithë të palëvizur, në pritje që t’u rikthehej topi. Por nuk kishte i kësaj mendje sulmuesi Luiz Adriano, i cili mori topin dhe përballë portierit vendas shënon. Megjithatë, menjëherë pas kësaj, ukrainasit i rikthyen “nderin” vendasve duke toleruar në golin e dytë të tyre. në fund takimi u mbyll 5-2 për Shakhtar.
Fotoja e mëposhtme është më e freskët. Të gjithë e kujtoni ndeshjen Borusia Dortmund-Real Madrid, ku skuadra e Mourinho-s u shkatërrua 4-1. Ky është Robert Levandovski që tregon 4 gishta, aq sa numri i golave të shënuar prej tij në takimin e luajtur në Gjermani.
Megjithë duelit të ashpër, pak para ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve mes Realit të Madridit dhe Borusias së Dortmundit, Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho biseduan për disa minuta në qendër të fushës, teksa lojtarët e tyre kryenin ndeshjen.
Prej vitesh Roben “vallëzon” me topin, por goli i dëshiruar aq shumë prej tij, mbërrin pikërisht në sezonin kur është sakrifikuar për skuadrën duke luajtur në pozicione që nuk kishte luajtur më parë…dhe jo gol dosido, por gol që vlen sa një trofe.
Për këtë gol ekzistojnë pak foto, dhe kjo më poshtë është fat që e kemi. Bëhet fjalë për folin e parë të shënuar nga Messi ndaj Milanit. I rrethuar nga fanelat milaniste, “Pleshti” godet me shpejtësinë e dritës sa të gjithë mbeten të shtangur për pak sekonda. U desh ripërsëritja e pamjeve filmike me efekte të ngadalta për të kuptuar se cfarë kishte ndodhur.

Top Channel