Lacio merr derbin dhe Kupën

27/05/2013 00:00

Kupa e Italisë i përket Lacios, e cila ka fituar finalen e këtij sezoni që ishte shndërruar në derbi roman duke e çuar në gjashtë numrin e këtij trofeu.

Veç vlerës si trofe i brendshëm i Italisë, këtë herë kjo kupë vlente edhe si biletë për pjesëmarrjen në kupën Europa League për sezonin e ardhshëm dhe këtë e fiton lacio, duke lënë Romën pa trofe dhe jashtë Europës.

Pas një pjese të parë të bllokuar me nga një rast për secilën skuadër, në të dytën gjtihçka zhbllokohet në minutën e 71-të nga Lulic, i cili shfrytëzon mjaft mirë hezitimin e portierit roman Lobont. Reagimi i skuadrës së Romës shkon deri tek traversa e Totit dhe asgjë më shumë, por kaq nuk mjafton as për çështjen e trofeut dhe as për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në zonën e Europës, një biletë që do t’i shpëtonte këtë sezon me shumë probleme.

Ndryshe ndodh me Lacion e cila do të ketë sërish mundësinë në sezonin e ardhshëm për të luajtur në Kupën Europa League.

Top Channel