Izraeli qëllohet me raketë nga Libani

27/05/2013 16:20

Një raketë u qëllua nga Libani i Jugut drejt Izraelit, konfirmuan burimet e sigurisë dhe media libaneze ditën e hënë.

Besohet se vendi i lëshimit mund të ketë qenë qyteti i Marjaounit, rreth 10 kilometra nga kufiri izraelit.

Tel Avivi akoma nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare, mbi këtë incident që rrezikon të rikthejë tensionet që provokuan një luftë midis dy shteteve në vitin 2008.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, ndërkohë konfirmoi se janë nisur hetime, pasi banorë të qytetit izraelit të Metulës lajmëruan se kishin dëgjuar një shpërthim pranë banesave të tyre.

Nuk është ende e qartë se cili është përgjegjësi për këtë lëshim, por Libani njihet prej kohësh për mbështetjen që i ofron grupit militant shiit të Hezbollahut, i cili ka goditur disa herë të tjera Izarelin.

Hezbollahu konsiderohet një organizatë terroriste nga Izraeli, SHBA dhe vendet e Bashkimit Europian.

Top Channel