Frank Ribery, në prag të rinovimit të kontratës

27/05/2013 13:50

Franck Ribery është në prag të rinovimit të kontratës së tij me Bayern Munchen deri në vitin 2017.

Sipas ‘Kicker’, francezit i skadon kontrata aktuale në vitin 2015 dhe sulmuesi do të vazhdojë të luajë për bavarezët deri në vitin 2017.

Disa ditë më parë, Ribery ishte shprehur: “Nëse do të ishte e mundur një rinovim kontrate, unë jam shumë dakord.”

Franck Ribery luan me Bayern që nga viti 2007, i blerë për 25 milionë euro nga Olympique Marseille. Këtë sezon ka luajtur 51 ndeshje duke shënuar 13 gola e duke fituar kampionatn gjerman dhe Ligën e Kampioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA